Masat që u morën për subvencionim të pajisjeve efiçiente, kanë funksionuar mirë dhe se kanë pasur efekt sa i përket nxitjes së kursimit të energjisë, uljes së konsumit dhe rritjes së efçiencës. Kështu ka pohuar ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli në një intervistë për media. Rizvanolli ka thënë se tek familjet që kanë përfituar, konsumi i energjisë është ulur për 19 për qind.
Rizvanolli po ashtu ka treguar dhe për masat që kanë marrë disa ditë më parë.
“ Këtë radhë kemi filluar me një skemë të re, të cilen e kemi lansuar para disa ditësh. Me anë të seciles do t’i përkrahim familjet dhe bizneset që dëshirojnë të investojnë në sisteme solare fotovoltaike për prodhimin e enrgjisë elektrike, por dhe për sisteme solare termike, që do të thotë për ngohjen e ujit. Për familjet për sisteme solare fotovoltaike i subvensionojmë sistemet prej 3 deri në 7 kilovat. 7 kilovat është maksimuni që sipas ZRRE-së mund t’i instalojnë familjet. Për çdo kilovat 250 euro deri 1750 euro në total. Ndërsa për Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për kapacitete 3 deri në 9 kilovat, vlera e subvencionit është 250 euro për kilovat sikur të familet, por me maksimum 2 mijë euro. Ndërsa për kapacitete mbi 10 kilovat e më shumë vlera e subvencionit është 200 euro për kilovat dhe deri në 6 mijë euro total”, tha Rizvanolli.
Rizvanolli po ashtu ka folur dhe për ankandin e parë solar, për të cilin thotë se është një pikë kthese për sektorin e e energjisë.
“ Po fillojnë projekte të mëdha të përkrahura me skema konkurruese, për prodhimin e energjisë së pastër. Ky është shembull i mirë, të cilin do ta ndjekim dhe në të ardhmen. Dhe fakti që për herë të parë një skemë konkurruese ku kompanitë konkurrojnë në bazë të çmimit më të lirë që ofrojnë, do të thotë që këto kapacitete do të ndërtohen me çmimin më të lirë të mundshëm për konsumatorët… Këtu e kemi konkurrenën, e kemi një proces transparent dhe se këto sigurojnë që kapacitetet që i ndërtojmë, i ndërtojmë me çmimin më të lirë të mundshëm për konsumatorët. Kanë aplikuar gjashtë kompani ose konsorciume dy nga Turqia, një nga Egjipti, një nga Franca, një nga Gjermania dhe një është konsorcium i një kompanie zvicrane- kosovare të diasporës, në bashkpunim me disa kompani kosovare. Kështë që kemi një numër të kënaqshëm dhe një profil të kënaqshëm, në kuptim të seriozitetit të kompanive, fuqisë së tyre financiare dhe teknike e profesionale”, tha Rizvanolli.