Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Ablerad Tahiri me rastin e 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ka thënë se asnjëherë përvjetor më i zbehtë nuk ka ndodhur në Kosovë.
“Asnjëherë përvjetor me të zbehtë të pavarësisë nuk kemi pasur. Deri në vitin 2018 për çdo përvjetor kemi pasur nga një delegacion nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vizitë në Kosovë, për të festuar së bashku me ne kremten përvjetorin e Republikës se Kosovës”.
“Vendi ynë nuk e meriton të jetë nën sanksione nga ShBA-të. Ne gjithmonë e kemi pasur dhe do ta bëjmë rrugëtimin tonë strategjik së bashku me partnerin tonë pra ShBA”.
“Zbehja e kësaj feste po reflekton edhe nëpër ambasadat tona kudo që po organizohen festat për përvjetorin e pavarësisë”.