Tender 9 milion euro për vetura me qera, ngritet alarmi për atë që po ndodhë në ministrinë e Muratit

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka alarmuar për një tender në ministrinë e Financave të Hekuran Muratit.

Ajo ka thënë se ky dikaster ka hapur tender me mbi 9 milionë euro për marrjen e veturave me qira.

“Po pres me padurim për të parë se sa vetura do të marrë Qeveria me qira për 9 milionë euro, duke marrë parasysh se me karakteristikat që ka dhënë AQP-ja besoj se me 9 milionë euro do të mund të blente rreth 400 vetura të reja. Pra t’i blente, jo t’i merrte me qira për 60 muaj”, shkroi ajo.

Postimi i plotë:

Agjencia Qendrore e Prokurimit, AQP që operon në kuadër të Ministrisë që udhëheqë Hekuran Murati me 28 shkurt i pranon ofertat për të marrë vetura me qira, tender ky mbi 9 milionë euro.

Po pres me padurim për të parë se sa vetura do të marrë Qeveria me qira për 9 milionë euro, duke marrë parasysh se me karakteristikat që ka dhënë AQP-ja besoj se me 9 milionë euro do të mund të blente rreth 400 vetura të reja. Pra t’i blente, jo t’i merrte me qira për 60 muaj.

Sytë katër.

Leave a Reply

Your email address will not be published.