Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka uruar Kosovën për 16 vjetorin e pavarësisë së saj.
Për të shënuar këtë kryeministri ka publikuar një video mbi një minutshe në Facebook e cila në pika të shkurtëra shpërfaq historinë e Kosovë.
Video fillon me komandantin Adem Jashari, pastaj përfshihet lufta, çlrimi, sukseset e yjeve kkosovare në muzike e në sport, monumentet kulturore e fetare e po ashtu është pasyqruar edhe liberalizimi i vizave. Të gjitha këto shoqëorhen nën tingujt e këngës “Mos i leni dritat fikur”.
“Gëzuar 16-vjetorin e Pavarësisë, Kosova jonë!”, ka shkruar Kurti
Megjithatë në video nuk është përfshirë momenti i shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008 nga ish kryeministri i atëhershëm Hashim Thaçi.