/

Kosova në gjashtëmbëdhjetë vjetorin e pavarësisë – Ku jemi na dhe aleatët tonë?

Blerim Burjani

Pak a shumë duket e befasushme ndoshta edhe pa pritur që të ndodhë një kthesë e madhe e ndryshimit të kursit politik me këtë qeverisje të shtetit.

Kosova ishte ndihmuar dhe përkrahur pa rezervë politike nga qarqet politike dhe diplomatike ndërkombëtare, ndryshimi i kursit nga miqtë në gjysëm miq dhe interes politik nga kjo qeverisje aktuale nuk e ka pritur askush ne perëndim.

Kosova tash po sillet plotësisht e pavarur dhe jo koperuese për të ndërmarr veprime të koordinuara apo po merr vendime pa konsultime ndërkombëtare kjo pashmangshëm ka sjellë dy situata, e para se veprimet sipas Kurtit kanë të pavarura dhe ecja e Kosovës përpara bazuar në interesa politike të Kurtit dhe dyta shtetet perëndimore janë të nevojshme kur vlerëson Kurti se ka nevojë për ata.

Kjo ka bërë që jo rrallë aleatet të reagojnë dhe cilësojnë Kurtin si faktor të veprimit vetjak, përderisa SHBA dhe BE e vlerësojnë sigurinë ndërkombëtare si prioritet të veprimit, pra Kurti duhet të kursin politik në drejtim të kooperimit me aleatët duke marr parasysh interesat e tyre gjeo politike dhe gjeostrategjike në Ballkan pra kërkohet racionalitet veprues dhe mekanizem urë bashkëpunimit.

Paqja dhe siguria rajonale dhe ndërkombëtare janë prioriteti me i madhë i miqëve tone, frika e ndryshimit të rendit ndërkombëtar ka shty perëndimin të mbroj me cdo kusht këtë rend ndërkombëtar pa ndryshuar asgjë në të, Rusia nisi një lojë të rrezikshme dhe të gjithë shtetet perëndimore u bënë një krah i vetëm i veprimit kundër Rusisë.

Kosova po ndryshon nga qeverisja e vjetër vepruese dhe bashkëpunuese e më hershme në qeverisje ‘gjysëm e pavarur” duke u angazhuar me interesa sipas nevojës për aleatët, gjatë periudhës trevjecare të fundit Kosova ka ngecë në reforma, por ka stagnuar edhe në zhvillimin ekonomik shumë, përderisa politikat ekonomike dhe ato sociale nuk u trajtuan me konsekuencë apo me respekt per qytetarin.

Tentativa për ndryshuar mendësinë politike me shpejtësi sjelli evolucion regresiv politik, social dhe shëndetësor, pra nuk sjelli reformin e as drejtësinë sociale të propaganduar nga VV, Kurti vazhdon të ketë popullaritet të shtresat e gjëra popullore por jo edhe tek intelektualët që në raport me numrin e qytetarëe votues është më i pakët dhe i pa dëgjushëm në Kosovë.

Sugjerimet e mia janë që kursesi politik i Kurtit të jetë më shumë adoptues i rrethanave aktuale ndërkombëtare dhe rajonale kur flitet për sigurinë ndërkombëtare, të angazhohet për një zgjidhje të plotë dhe të pa kusht me Serbinë, në kuptimin e normalizimit të plotë të marrëdhënive me Serbinë, dhe e treta të reformojë sistemin social, shëndetësor dhe mbi të gjitha të krijoj qasje sa më shumë liberale për zhvillimin ekonomik duke përfshi tregun e punës.

Këto tre vjet nuk funksionon këshilli, tre partit ku janë qeveria, punëdhënësit dhe punëmarrësit, pra odat ekonomike-bizneset dhe sindikatet. Për momentin ka konfuzitet dhe problematika në sektorin vendimmarrës të kësaj qeverie.

Leave a Reply

Your email address will not be published.