Sot në Shtetet e Bashkuara shënohet Dita e Presidentëve.
Kjo fillimisht u bë festë kombëtare në vitin 1879 për nder të ditëlindjes së Presidentit të parë amerikan, George Washington, më 22 shkurt.
Kjo ditë u shënua edhe në Kosovë. E para e vendit Vjosa Osmani dhe Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier, kanë marrë pjesë në shënimin e kësaj dite.
Ky manifestim u mbajt në Prishtinë pranë statujës së Presidentit amerikan Bill Clinton.