Një mosmarrëveshje për pronë u bë shkak i një konflikti brenda një familje në fshatin Vogovë të Gjakovës.
Si pasojë, djali e ka rrahur babain e tij. 71-vjeçari ka pësuar lëndime trupore nga grushtet.
Rasti u konfirmua edhe nga policia.
I dyshuari është prangosur dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Lidhur me rastin, prokuroria ka nisur hetimet e cila po cilësohet “Dhunë në familje”.