David Young, njëri ndër avokatët me të rëndësishme të Rexhep Selimit në Hagë, është larguar nge ekipi mbrojtës.
“Më 13 shkurt 2024, Sekretari konfirmoi ndërprerjen e kontratës së z. Young si Bashkë-Avokat për z. Selimi”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Speciales.
Për këtë ka dhënë detaje, gruaja e Selimit, deputetja Shqipe Selimi, e cila ka thënë se Young është liruar nga detyra për shkak të problemeve shëndetësore.
“David Young që nga viti kaluar ka kaluar jo si avokat kryesor por dytësor në rastin tonë. Kjo pasi që ai kishte probleme shëndetësore. Këto probleme tash e një vit fatkeqësisht dhe na vjen keq që nuk kanë kaluar. Andaj Rexha bashkë me ekipin e avokatëve kanë vendosur që të lirojnë z. Young nga detyra e avokatit mbrojtës. Kjo është e vetmja arsye dhe nuk kemi arsye tjera”, ka thënë Shqipe Selimi.