Paradite me diell, më pas vranësira! Javë me mot të paqëndrueshëm

Kjo javë do të jetë me mot të paqëndrueshëm. Sipas sinoptikanëve paraditet do të jenë me diell ndërsa pas mesdite shtohen vranësirat.

“Përgjatë kësaj jave do jenë vranësirat prezente, nuk është se do jetë e ngjashme me javën e shkuar ku dielli ka qenë prezent pothuajse në gjithë territorin. Do kemi kthjellime, vranësira. Deri të Premten paraditet do jenë kryesisht me diell, ndërsa pjesa tjetër e ditës do jetë me vranësira të shpeshta, reshje të pakta kryesisht në zonat malore. Do jetë pikërisht ekstremi jugor dhe zonat juglindore që do rrezikojnë përgjatë kësaj jave, nuk është se presim reshje të konsiderueshme, të paktën deri të Premten.”

Sa i përket temperaturave të ajrit meteorologët thonë se vlerat maksimale nuk do të kalojnë 18 gradë Celsius.

“Kjo javë nga dita në ditë nuk është se do ketë luhatje drastike, mbetemi në temperaturat 17,18 të cilat janë relativisht shumë pak më të larta krahasuar me ato që duhet të regjistrojë Shkurti. Gjatë gjithë muajit deri tani kemi pasur temperatura të larta.”

Fundjava pritet të jetë me reshje.

“Fundjava ose fillimi i javës tjetër, pra ditët e fundit të Shkurtit do jenë ndryshe, me vranësira e reshje. Do ketë dhe rrebeshe. Mbyllet Shkurti me mot të paqëndrueshëm.”

Sipas parashikimeve të sinoptikanëve jo vetëm fundjava, por edhe ditët e fundit të Shkurtit do të jenë më reshje dhe më të ftohta.

Leave a Reply

Your email address will not be published.