Qeriqi: 16 vjetori i Pavarësisë së Kosovës, festë e zbehtë

Përfaqësuesi i shoqatave të dëshmorëve, Xhevdet Qeriqi ka thënë se kjo festë ka qenë më e ‘zbehtë’ krahasim me vitet e kaluara dhe se Institucionet qoftë ato lokale apo qendrore, duhet të kenë përkushtim dhe angazhim më të madh për të festuar shumë më shumë.

Invalidi i luftës së fundit, Xhevdet Qeriqi  lidhur me organizimin e festës së 17 shkurtit, ka thënë se kjo festë ka qenë më e ‘zbehtë’ krahasim me vitet e kaluara dhe se Institucionet qoftë ato lokale apo qendrore, duhet të kenë përkushtim dhe angazhim më të madh për të festuar shumë më shumë.

“17 shkurti është festa më e rëndësishme e vendit tone dhe e këtij populli, pas një sacrifice të madhe dhe pas gjakut të derdhur të luftëtarëve të UÇK-së. Është një festë e veçantë dhe duhet të ketë përkushtim dhe organizime më të mëdha sepse meriton kjo festë të ketë organizime më të madhe. Fatkeqësisht, festa e fundit ka qenë më e zbehtë se vitet e kaluara. Qoftë institucionet qendrore dhe ato locale, duhet të kenë një angazhim më të madh që të festohet shumë më shumë”, është shprehur Qeriqi.

Qeriqi ka shtuar se një nga mënyra e angazhimit të institucioneve për nder të festës, duhet të jetë “organizimi i programeve kulturore për të mbledhur qytetarët, të cilët kanë dëshirë për të festuar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.