Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka reaguar pas raportimeve të fundit se ka kërkuar largimin e Jorn Rohde nga pozita e ambasadorit gjerman.
Ajo përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” tha se ky pretendim është plotësisht i pavërtet dhe absurd.
Gërvalla tha se kjo gjë po bëhet në vazhdën e fushatave dhe sulmeve të përditshme ndaj saj dhe institucionit që drejton.
Marrëzia nuk paska fund!” – shkroi ndër të tjera Gërvalla.
Postimi i plotë
Pretendimi që kinse paskam kërkuar largimin e ambasadorit gjerman Rohde është sa i pavërtetë, aq edhe absurd. Është në vazhdën e fushatave dhe sulmeve të përditshme ndaj meje dhe institucionit që drejtoj.
Nuk duhet të befasohemi kur të lexojmë që kam kërkuar edhe shkarkimin e Kancelarit Scholz dhe Ministres së Jashtme Baerbock.
Marrëzia nuk paska fund!