Në mungesë të kuorumit ka dështuar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit e cila është paraparë që të mbahet të mërkurën.
Kryetari i Kuvendit, Gluak Konjufca, bazuar në kompetencat e tij ka caktuar që vazhdimi i seancës me pikat e papërfunduar në seancat e kalauara të mbahet të enjten.
Kështu ka thënë shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, në deklarimin për media pas dështimit të mbledhjes.
Ndërkohë deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra ka thënë se për një kohë të gjatë ka një degradim të Kuvendit të Kosovës. Ajo ka thënë se si PDK javën e ardhsmë do të iniciojnë një diskutim për migrimin e qytetarëve. Gjithashtu ka thënë se janë në pritje që Qeveria ta sjellë për ndryshim Ligjin për tatimin në pronë, në mënyrë që të ulet tatimi.
“Është shqetësuese të shihet se institucioni më i rëndësishëm ka degraduar në këtë mënyrë”, është shprehur Deliu-Kodra.
Ndërsa shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se janë mbledhur 61 pika që presin për shqyrtim.
“Kuvendi vazhdon punën e vet me avazin e njëjtë, atë të degradimit”, është shprehur ai.
Tahiri ka thënë se janë duke që të enjten e javës së ardhshme si pikë të parë ta kenë seancën e jashtëzakonshme për trajtimin e ligjit për sigurime shëndetësore.
“Kosova ka shumë probleme që kërkojnë zgjidhje nga Qeveria, por më e rëndësishmja është çështja e sigurimeve shëndetësore”, është shprehur Tahiri.