Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka reaguar në lidhje me vdekjen tragjike të vajzës 4 vjeçare nga Gjakova.
Vitia ka thënë se janë të informuar për përvojën e prindërve që kanë humbur vajzën dhe deklaratat e tyre për neglizhencë të stafit shëndetësor.
Ai ka thënë se duhet të merren masa ndaj secilit që ka mundur të jetë përgjegjës në sistemin shëndetësor në lidhje me rastit.
Humbja e jetës së vajzës 4 vjeçare nga Gjakova na ka prekur të gjithëve.
Jemi informuar për përvojën që kanë pasur prindërit nga deklarimet e tyre publike.
Për cilindo që ka mundur të jetë përgjegjës në sistemin shëndetësor duhet të ketë masa, pa vonesë.
I bëj thirrje organeve të hetimit që sa më parë rasti të hetohet në çdo detaj.
Ngushëllime të sinqerta familjes dhe të afërmve!