Këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj, ka folur sot edhe për periudhën e tranzicionit sa i përket zbatimit të Rregullores së re të BQK-së.
Zulfaj ka thënë se tashmë BQK ka prezantuar 10 pika, në të cilat përfshihen disa lehtësi. Megjithatë ka thënë se periudha e tranziconit s’do të zgjasë më shumë se tre muaj dhe se këta 3 muaj do të jenë të mjaftueshëm për ta përfunduar tranzicionin.
Ai ka thënë se edhe zv.kryeministri Besnik Bislimi do të dalë ditëve në vazhdim me disa masa lehtësuese, megjithatë ato do të jenë në kuptimin e zbatimit të Rregullores së BQK-së, meqë vendimmarrja tashmë është bërë nga vetë BQK.
“I kemi 10 pikat e BQK-së. E cila ka thënë se kjo periudhë tranzcioni do të ofrojë disa lehtësi, ku listohen disa lehtësi. Mirëpo nuk do të zgjasë më shumë se 3 muaj dhe se këta 3 muaj janë të mjaftueshëm për ta bërë këtë tranzicion. Edhe z. Bislimi ka paralajmëru se do të dalë me disa masa lehtësuese në kuptimin e zbatimit të saj, sepse vendimmarrja është bërë nga BQK. Dhe pjesa që i takon Qeverisë, do ta shohim se kur të prezantohet pastaj se cilat do të jenë masat lehtësuese”, ka thënë Zulfaj.
“Të gjithë qytetarët janë të barabartë para ligjit, të gjithë mbrohen nga kushtetuta. Qeveria s’merr asnjëherë masa që të dëmtojë një grup të caktuar. Masat lehtësuese merren për këtë qëllim, që impakti të jetë sa më i vogël dhe tranziconi sa më i shpejt”, ka theksuar ai.