Pse duhet të luajm me fëmijët?
Shumë herë prindërit shqetësohen tej mase kur fëmija i tyre sëmuret, ka një ftohje apo një virus sezonal. Ata janë të gatshëm të ndryshoj komplet rutinat e tyre familjare dhe të shpenzojn me kosto të mëdha për të rikuperuar shëndetin apo rikthyer oreksin e fëmijës së tyre. Gjithsesi që shëndeti fizik është jetik në zhvillimin dhe mirëqenien e secilit nga ne, e fëmijët vecanërisht kërkojn trajtim dhe kujdes. Mirëpo sapo ky skenar të kaloj rikthehet normalieti, prindërit në angazhimet e tyre dhe fëmija ndjek rutinat e tij në kopsht apo me kujdestare. Sa kohë ndani për të luajtur me fëmijët tuaj? Kjo është një pyetje mbi të cilen duhet të reflektoj secili prind, duke ditur rëndësin e lojes në zhvillimin e fëmijës ne ju inkurajojm që të ndani kohë nga koha juaj për të dhuruar rritje të shëndetëshme psikologjike me të vegjëlve tuaj.
Loja është një mjet i rëndësishëm përmes së cilit fëmija e mëson boten, eksploron me lodrat, njoftohet me karakteristikat e tyre, zhvillon aftësit sociale e gjuhësore. Duke krijuar një atmosferë loje në familjen e juaj për pak minuta ju e mësoni fëmijen të zhvilloj fjalorin e tij, të zhvilloj aftësit negociuese, të ndërtoj bashkpunimin dhe të vendos kontroll mbi emocionet e tij/saj. Shumë kohë para së fëmija të zhvilloj shkathtësit e tij për të komunikuar reagon dhe bashkpunon me ju përmes lojes, duke zhvilluar kreativitetin e tij, të menduarit dhe fokusin në objekte. Çka përfiton fëmija gjatë kohës sa luan me ju?
- Fëmija zhvillon aftësit e të mësuarit/ përmes përdorimit të materialeve të ndryshme, lodrave e objekteve ju e ndihmoni fëmijen tuaj të zgjeroj fjalorin me fjalë të reja, ofroni mbështetje për zhvillimin e shkathtësive të tij sociale, eksploroni me mjete dhe inkurajoni forma komplekse të të menduarit.
- Kontrolli emocional/ përmes lojes ju ndikoni direkt që fëmija të përjetoj emocione të ndryshme, gëzimi kur ai fiton lojën, mërzitje kur ai humbet, zëmërimi kur nuk e pëlqen ecurin e lojës etj. Andaj të luani me fëmijën tuaj ju e ndihmoni atë të përjetoj një grumbull emocionesh dhe të mësoj ti kontrolloj dhe menaxhoj ato.
Andaj fuqimisht rekomandohet të ndani një pjesë të kohës dhe të realizoni aktivitete e lojra të ndryshme me fëmijët tuaj. Disa nga këto mund të jenë:
- Të lexoni një tregim të shkurtër dhe ta komentoni atë,
- Të ngjyrosni figura të ndryshme dhe të bisedoni rreth tyre,
- Të ndërtoni një pazel të përbashkët dhe të bisedoni mbi ngjarjet ditore,
- Të shikoni një pjesë të shkurtër të një filmi të animuar dhe të nxisni diskutimin mbi personazhet e tij,
- Të ndërtoni shtëpi nga lego etj.
Pra, të dashur prindër 10 minuta lojë në mbrëmje me fëmijën tuaj ndikon në përmirësimin e një sërë shkathtësive dhe ofron mirëqenie psikologjike tek ai.
Të ndajm kohë për të vegjëlit tanë!
Specz. Fatime Sahiti- Bekteshi
Specializante e Psikologjisë Klinike