Vetura godet bashkëshortin e Shkurte Fejzës

Hajrush Behluli, bashkëshorti i këngëtares Shkurte Fejza është goditur sot nga një veturë në Prizren.

Lajmin e ka konfirmuar, vajza e tij, Gresa Behluli.

“Po është goditur nga një veturë, por është në gjendje të mirë shëndetësore”, tha shkurtimisht ajo.

Lidhur me rastin,  Policia e Kosovës, deri në publikimin e lajmit nuk ka pranuar të jap përgjigje.

Ditëve të fundit, Hajrush Behluli është përfshirë në një debat publik, pas deklaratës së hoxhës Shefqet Krasniqi për Shkurte Fejzën, i cili kishte thënë se muzika në përgjithësi nuk është e pëlqyeshme për të.

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.