Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka munguar në mbledhjen e sotme të Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike.
Ai ka thënë se arsyeja ka qenë agjenda e ngarkuar. Ai tha se për këtë ka njoftuar paraprakisht anëtarët e Komisioni.
Aliu ka thënë se është i gatshëm të marrë pjesë në mbledhjen e ardhshme të komisionit.
“Kam njoftuar paraprakisht anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike, që për shkak të agjendës së ngarkuar me punë, sot do e kem të pamundur të marrë pjesë në mbledhjen e komisionit. Pjesëmarrjen në këtë komision e shoh si detyrë të rëndësishme në angazhimin tim publik dhe politik, në këtë drejtim rikonfirmoj gatishmërinë time për të marrë pjesë në mbledhjen e ardhshme të këtij komisioni posa të koordinohemi të dyja palët bashkë”, ka shkruar Aliu.