42.55 për qind e qytetarëve të kënaqur me punën e institucioneve qendrore, sipas UNDP-së

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë ka publikuar përqindjen e qytetarëve që janë të kënaqur me punën e institucioneve qendrore të Kosovës, sipas një ankete të realizuar me mbi 1 mijë të anketuar.

Sipas përmbledhjes së Pulsit Publik të UNDP-së, mesatarisht 42.44 për qind e të anketuarve janë të kënaqur me punën e institucioneve qendrore të Kosovës.

Gjetjet e paraqitura u bazuan në një anketë të opinionit e cila mbuloi 1,306 të anketuar në Kosovë mbi moshën 18 vjeçare, nga 8 nëntori deri më 27 nëntor 2023.

Rezultatet e këtij anketimi e nxjerrin presidenten Vjosa Osmani të parën sa i përket kënaqshmërisë; kryeparlamentari Glauk Konjufca renditet i dyti, ndërsa kryeministri Albin Kurti i treti.

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.