Analisti politik, profesor Blerim Burjani ishte i ftuar në emisionin N’pikë në DTV.
Në këtë emision është folur për mos tërheqjen e investitorëve të huaj nga Kosova.
Në lidhje me këtë çështje, por edhe për dialogun Kosovë – Serbi, ka folur profesori Burjani.
Ai thotë se përderisa nuk ka përmbyllje të dialogut në Bruksel mund të ketë ftesa për bisedime të natyres teknike dhe politike.
“Derisa të mbyllet ky dialog, Brukseli do të jetë qendra ku do të diskutohen shumë çështe, ndoshta edhe të panevojshme”, thotë ndër tjera ai.
Ai flet për shkuarjen e delegacionit të Kosovës, konkretisht të BQK-së e cila dje në Bruksel ka shkuar në takim për të folur në lidhje me dinarin.