Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi që kishte sulmuar vajzen e tij të mitur. E mitura ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa babai i saj është dërguar në mbajtje.
“ Prishtinë 27.02.2024 – 18:00. Viktima femër kosovare- e mitur, ka raportuar se babai i saj i dyshuari mashkull kosovar, ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. E njëjta ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.