KFOR-i has një person të lënduar në kokë në afërsi të Krushës së Vogël, i ofron ndihmë

KFOR ka njoftuar se sot ka hasur në një person të lënduar në afërsi të Krushës së Vogël.

Sipas njoftimit, personi kishte lëndime në kokë, dhe i njëjti është hasur nga ekipet ndërlidhëse dhe monitoruese të misionit të KFOR-it në Kosovë.

Arta Kabashi konfirmon lidhjen me një personazh të njohur publikRregulli i pashkruar në familjen e Ronaldos për Messin – e zbulon motra e tijDuhet të mësohemi të jetojmë në një botë me konflikteShpifja që i dha fund karrierës së Mauro Icardit te InteriVesa Vllasaliu i përgjigjet ndjekësit teksa e pyeti nëse është në lidhje.

“Sot, një nga ekipet ndërlidhëse dhe monitoruese të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, ka hasur në një person me lëndim në kokë në afërsi të Krushës së Vogël gjatë aktiviteteve të rregullta në mbështetje të komuniteteve lokale. Njësia ka ofruar ndihmë të menjëhershme dhe e ka transportuar të lënduarin në qendrën shëndetësore më të afërt”, thuhet në njoftim.

KFOR ka shtuar se kanë gjetur edhe familjarët e të lënduarit dhe  pas trajtimit mjekësor i është dorëzuar vëllait të tij.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), respektivisht, me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.