Në Tiranë sot mblidhen liderët e rajonit në kuadër të samitit BE-Ballkani Perëndimor.
Këshillitari për medie i presidentes, Bekim Kupina, ka thënë se presidentja nuk është e ftuar në këtë samit.
Ai ka thënë se në samitin BE-Ballkani Perëndimor janë të ftuar qeveritë.
“Presidentja Osmani ka qenë e ftuar vetëm për Samitin Ukrainë- Evropa Juglindore të datës 28 shkurt. Nuk ka qenë e paraparë pjesëmarrja e saj në takimin e kryeministrave më 29 shkurt për planin e rritjes. Aty janë të ftuara qeveritë”, ka shkruar Kupina në “Facebook”.