Propozimi i Zelenskyt për prodhimin e municioneve, Rama: Do ta bëjmë me aleatët

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u shpreh se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë po propozimit të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, për të prodhuar municione.

Ky proces shtoi kryeministri do të bëhet bashkë me aleatët.

“Rajoni ishte larg duarve të Rusisë, ishte këtu si rajon që kërkon të jetë pjesë e BE-së. Sa i takon industrisë ushtarake dhe prodhimit të armëve, ne, Serbia, Bosnja, apo Kroacia nuk kemi një industri prodhuese të mjeteve ushtarake”.

Ai tha se “kemi punuar dhe po punojmë që të gjejmë marrëveshjen e duhur, partnerët e duhur, të ringjallim infrastrukturën tonë të vjetër”.

Për të, propozimi i Zelenskyt nuk ka asgjë të jashtëzakonshme.

“Zelensky na foli për mundësinë e bashkëpunimit që do të thotë investimi dhe prodhimit dhe bashkëpunimit. Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria. Kjo është një provë, e dimë që duhet të investojmë më shumë në mbrojtje. Do ta bëjmë këtë me aleatët tanë dhe jo me të tjerët”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published.