Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ka ironizuar me opozitën në seancën e Kuvendit të enjten, ku po diskutohet për gjendjen në shëndetësi dhe sigurimet shëndetësore.
Ajo është shfaqur veshur me një bluzë të bardhë, në të cilën shkruan “Sigurimet shëndetësore janë kry pardje nga PDK-LDK-AAK”.
Ndërkohë, në këtë seancë ka pasur debate të shumta nga opozita, e cila ka akuzuar qeverisjen aktuale për degradim të sistemit publik shëndetësor.