Kërkohet hapja e degës së gjuhës shqipe në Luginë të Preshevës

Nevzad Lutfiu, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë, ka njoftuar se ka bërë kërkesë për hapjen e degës së gjuhës shqipe në Preshevë.

Ai këtë e bëri të ditur përmes një njoftimi në rrjetin e tij social në Facebook.

Lutfiu është shprehur se këtë kërkesë ia ka drejtuar Katedrës së Albanologjisë, Universitetit të Beogradit Fakultetit Filologjik si dhe Ministrisë së Arsimit të Serbisë.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës thotë se kjo katedër merr kuptimin e plotë kur e ka të hapur degën e saj në Preshevë, në qytetin që është i banuar me mbi 95% shqiptarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.