Seanca e rregullt plenare e Kuvendit të Kosovës, do të mbahet më 7 mars, me fillim nga ora 10:00.
Këtë e ka bërë të ditur Kuvendi i Kosovës.
“Nën drejtimin e kryetarit Glauk Konjufca, Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës mbajti sot mbledhjen e radhës. Kryesia vendosi që seanca e rregullt e Kuvendit të mbahet më 7 shtator 2024, duke filluar në orën 10:00”, thuhet në njoftim.
Në këtë seancë, pas pikave të zakonshme, deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, Kuvendi do të votojë për një varg projektligjesh dhe çështjesh të tjera të parapara në rend dite.