Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar për takimin që ka pasur mbrëmë me Emisarin e BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalisë.
Osmani ka thënë se me Lajçak ka folur për zhvillimet e fundit dhe dialogun.
“Gjatë ADF2024, u takova me të Dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Diskutuam për zhvillimet e fundit dhe procesin e dialogut”, ka shkruar Osmani në platformën “X”.
Për takimin ka njoftuar mbrëmë edhe Lajçak, i cili tha se kanë folur lidhur me zhvillimet e fundit në dialog, për zgjedhjet në veri të Kosovës dhe për takimin e fundit në Bruksel.
“Folëm për zhvillimet e fundit në dialog, në veçanti për zgjedhjet në veri të Kosovës dhe takimin e fundit që prita në Bruksel”, ka shkruar Lajçak.
Ndryshe, Forumi Diplomatik i Antalisë është takim i nivelit të lartë, në të cilin adresohen sfidat ndërkombëtare dhe në të cilin marrin pjesë liderë shtetesh, diplomatë dhe akademikë. Forumi i sivjetëm do t’i zhvillojë punimet prej 1 deri më 3 mars.
DTV