“Fast and Furious” në Prizren, Policia parandalon garat e shpejtësisë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 2 marsit, ka parandaluar garat e shpejtësisë në Prizren.

Sipas njoftimit të policisë, ata kanë marrë informatë për organizimin e garave të shpejtësisë, në afërsi të hyrjes së autostradës në Prizrenit- veri, ku pastaj kanë hasur në pesë automjete duke u përgatitur për gara.

Ngasësit së bashku me veturat e tyre janë shoqëruar në stacionin policor.

Pas konsultimit me prokurorin përkatës, ndaj ngasësve janë shqiptuar gjoba për kundërvajtje, ku më pas janë liruar. 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.