Flet vëllai i Hasan Dakajt, tregon si është gjendja e tij shëndetësore në burg

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj, është arrestuar nga policia serbe në Merdar më 5 janar të këtij viti, teksa po udhëtonte me vëllain e tij drejt Italisë.

Në javën e gjashtë të qëndrimit në një burg të Serbisë, Hasan Dakaj pranoi vizitën e parë nga familja.

Vëllai i tij, Gëzim Dakaj, sot ka folur rreth vizitës së familjarëve.

“Gjendja shëndetësore jo e mirë e vëllait kur kanë kontaktuar me të. Ai ishte duke udhëtuar me vëllain për në Itali, pas liberalizimit të vizave. Po akuzohet për krime, si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, është shprehur ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.