Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë, nga nesër nuk do të kenë fare shërbime higjienike. Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat Jusuf Azemi ka thënë se QMF-të nga nesër do të mebsin pa këtë shërbim, pasi që kompanisë aktuale i skadon kontrata.
“Nga nesër qendrat e mjekësisë familjare në Prishtinë, nuk do të kenë shërbime higjienike fare, pasi që kompanisë aktuale sot i skadon kontrata. Ne disa herë kemi punuar edhe pa kontrata me qëllim që pacientëve, t’u lehtësojmë vizitat e tyre në QMF, por komuna asnjëherë nuk është përgjigjur për pagesën tonë. Andaj ftojë të gjithë punëtorët teknikë në QMF-të e Prishtinës që mos të kryejnë asnjë shërbim pa u nënshkruar kontratat me ne”, ka shkruar Azemi në Facebook.