Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare.
Këtë qëndrim për Klankosova.tv e bëri të ditur deputetja e kësaj partie, Time Kadriaj.
Ajo tha se këtë po e bëjnë për interesin e Kosovës dhe qytetarëve të saj.
“Aleanca gjithmonë i ka votuar marrëveshjet ndërkombëtare. Në një kohë ne patëm abstenuar sepse qeveria nuk i përkrahte nismat e partisë sonë dhe të opozitës. Pra, gjithmonë ka qenë qëndrim i AAK-së me i përkrah ato”, tha ajo.
“Ne e bëjmë për hir të qytetarëve të Kosovës, për interesin e Kosovës, jo për shkak të Vetëvendosjes apo qeverisë. Jo siç ka thënë Mimoza se “janë në koordinim me opozitën” për t’i votuar marrëveshjet”, theksoi deputetja e AAK-së.
Ndryshe për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës nevojiten 2/3, apo votat e 80-të deputetëve.