Një person në Pejë raporton se nën kërcënimin e thikës ia morën motoçikletën dhe telefonin

Një person në Pejë ka raportuar se një i dyshuar nën kërcënimi e thikës ia ka marrë një motoçikletë dhe telefonin celular.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti është raportuar të martën mbrëma, ndërsa motoçikleta është gjetur dhe sekuestruar. I dyshuari gjendet në arrati.

“Pejë 05.03.2024 – 20:00. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar policinë se i dyshuari mashkull kosovar nën kërcënimin e thikës ja ka marrë një motoçikletë dhe një telefon celular dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Motoçikleta është gjetur nga patrulla policore dhe është sekuestruar, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti në hetime”, ka njoftuar policia e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.