Policia po kërkon bashkëpunim për identifikim të një personi të dyshuar për vjedhje dhe po kërkon ndihmë nga qytetarët për identifikimin e tij.
Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.
I dyshuari kërkohet për një rast të vjedhjes që ka ndodhë në muajin janar, 2024.