Prokuroria Themelore e Prishtinës ka njoftuar se ka pranuar kallëzim penal ndaj gazetarit Lirim Memhetaj nga D. M.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, se Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, do të analizoj veprimet e prokurores së rastit për këtë çështje dhe do të vlerësoj nëse eventualisht ka tejkalim të kompetencave që nuk janë në përputhje me ligjin.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë ka pranuar Kallëzim penal privat kundër L.M. nga pala e dëmtuar D.M. Andaj, njoftojmë opinionin publik se veprimet e ndërmarra në këtë çështje janë në drejtim të trajtimit të Kallëzimit penal, për të cilën Prokurori i Shtetit ka obligim ligjor të trajtoj dhe sqaroj të gjitha rrethanat të cilat pretendohen nga palët e përfshira në proceset që zhvillohen para Prokurorit të Shtetit.
Megjithatë, në situatën konkrete, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, z. Zejnullah Gashi, do të analizoj veprimet e prokurores së rastit për këtë çështje dhe do të vlerësoj nëse eventualisht ka tejkalim të kompetencave që nuk janë në përputhje me ligjin. Prokurori i Shtetit mbetet i përkushtuar për respektimin e lirisë së shprehjes dhe të drejtave të tjera të njeriut të cilat janë të garantuara me Kushtetutë dhe ligjet në fuqi”, thuhet në reagim.