Betohet para deputetëve komisionerja parlamentare e FSK-së

Komisionerje parlamentare per Forcën e Sigurisë së Kosovës Remzije Zeqiraj dha sot betimin e saj para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Derisa më pas Zeqiraj e nënshkroi edhe tekstin e betimit.

“Betohem solemnisht se do t’i kryej me besnikëri dhe në mënyrë të paanshme detyrat dhe funksionet që më janë besuar me ligj. Se do t’i mbroj dhe avancoj respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut për rekrutët, kadetët dhe ushtarakët e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Betohem”, tha komisionerja.

Leave a Reply

Your email address will not be published.