Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca priti në takim ambasadorin e Lituanisë, Eduardas Borisovas.
Në njoftimin e Kuvendit, thuhet se në takim Konjufca dhe ambasadori Borisovas diskutuan për bashkëpunim Kosovë – Lituani, dhe zhvillimet aktuale në Kosovë dhe aspiratat euro-atlantike.
Tutje, Konjufca theksoi se Lituania mund të kontribuojë në shumë fusha të zhvillimit të brendshëm e gjithashtu edhe në procesin e konsolidimit të mëtejmë të subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës.
Sipas njoftimit, të dy palët ndanë mendimin e përbashkët për nevojën e thellimit të bashkëpunimit ndërshtetëror dhe midis dy parlamenteve.