Kryeministri prorus sllovak që tha se s’e njeh Kosovën ka një paralajmërim për Serbinë

Kryeministri prorus sllovak që tha se s’e njeh Kosovën ka një paralajmërim për Serbinë

Kryeministri i Sllovakisë Robert Fico ka deklaruar të enjten Serbia duhet ta ketë parasysh se BE  do t’ia frenojë rrugën e integrimeve me Kosovën.

Duke komentuar rreth planeve të BE’së për ta bërë kusht për Serbinë marrëveshjen e Brukselit dhe Aneksin e Ohrit në negociatat e saj me BE’në , Fico ka thënë se “Serbia duhet të llogarisë në faktin që tema e Kosovës do të përdoret si frenim kur bëhet fjalë për negociatat me Serbinë për hyrjen e saj në Bashkimin Evropian”.

Kryeministri prorus sllovak ka akuzuar BE’në  se po i fton për anëtarësim vendet që s’janë të gatshme politikisht për t’u bërë anëtar, ndërsa po refuzohen politikisht  vendet që tregojnë një shkallë të lartë gatishmërie.

Leave a Reply

Your email address will not be published.