Kuçi: Nuk ka pasur bastisje në shtëpinë time

Ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi ka thënë se nuk ka pasur bastisje nga Gjykata Speciale në shtëpinë e tij.

Ai për portalin ka thënë se është takuar me zyrtarë të Speciales për shkak të punës që ka, që sipas tij është i angazhuar në një rast.

“Nuk ka pasur bastisje në shtëpinë time. Jam takuar me zyrtare te Speciales vetëm për shkak të punës që e bejë, për shkak te angazhimit që e kamë në një rast atje”, ka thënë ai për rtv21.tv

Ndërsa, në media është raportuar se është bastisur sot shtëpia e ish-ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.