Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka kërkuar lirimin e aktivistëve të arrestuar, pas aksionit simbolik në Bibliotekën Kombëtare – ku po prisnin ministren Arbërie Ngavci, për t’ia dhënë “librezën e notave”.
Në shkrimin e tij në Facebook, Moqliaj, teksa kërkoi përjashtim e sa nga Qeveria, kritikoi ministren Nagvaci për “për udhëheqëse të dobët, dështime e rezultate të dobëta” në punën e saj.
“Deri më sot, Ministrja Arbërie Nagavci, ka arritur rezultate të mangëta në shumicën e lëndëve. Shembullore është treguar vetëm në shkelje të Kushtetutës.
Rekomandimi është i qartë dhe ka urgjencë: Përjashtimi i menjëhershëm nga Qeveria!”, ka shkruar Molliqaj.
Përveç përjashtimit, Molliqaj i ka kërkuar Qeverisë që të “mos të ia shndërrojë në nota kaluese, dështimet” ministres së Arsimit.
“Me këso nota në shkollë e përseritë vitin, por ne urojmë që ministrja Nagavci të mos e përsëritë dështimin e saj as në këto muajt e mbetur të mandatit dhe aq më shumë kërkojmë që Qeveria mos të i’a shndërrojë në nota kaluese dështimet përmes intervenimeve të dhunshme të policisë në kumtime të qeta të suksesit të minsitrës, të formës së aktivizmit politik
Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të aktivistëve Teutë Rrusta, Nol Nushi, Gëzon Kastrati, Zgjim Hyseni, Natyra Kuçi, Behar Retkoceri, Lisjan Perolli, Eliot Hashimi, Frashër Krasniqi”, ka shtuar Molliqaj.