Xhevdet Qeriqi, nga Shoqata e Invalidëve të Luftës foli rreth bastisjeve të kryera nga ana e Speciales në shtëpinë e ish-komandantit të UÇK-së, Sylejman Selimi.
Qeriqi tha se shumë luftëtarë po mbahen ‘peng’ nga Specialja.
“Nuk janë as të akuzuar, nuk janë as të liruar. Pra, nuk iu kanë dhënë asnjë përgjigje. I kemi dhjetëra, ndoshta edhe qindra bashkëluftëtarë që janë intervistuar që tre apo katër vjet nga kjo prokurori”, tha Qeriqi
Ai shtoi se ka pasur edhe persona që nuk kanë qenë pjesë e luftës së UÇK-së e që janë intervistuar.
Tutje, ai tha se kjo “prokurori ka prodhuar vazhdimisht skandale”.