Lladrovci uron nënat, motrat, gratë e vajzat për 8 Mars

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, bashkë me drejtoreshat e drejtorive, kanë dhuruar lule në disa institucione lokale me rastin e 8 Marsit, me ç’rast ka deklaruar se “nënat, motrat, gratë dhe vajzat tona, meritojnë më shumë se një ditë ta kenë të shënuar në kalendarin vjetor për nderime”.

Lladrovci ka thënë se nënat, motrat, gratë dhe vajzat, kanë qenë të përfshira në të gjitha zhvillimet pozitive e historike të popullit dhe shtetit tonë, krah për krah në vijën e parë, me prindër, vëllezër e bashkëshort.

Postimi i plotë:

Nëna, motra, gra e vajza, urime 8 Marsi!

Me drejtoreshat e drejtorive, për Ditën e grave, kemi dhuruar lule, për gratë në QKMF në Drenas, për gratë në QMF në Komoran, në Qendrën për Punë dhe Mirëqenie Sociale dhe qytetaret që kanë qenë në institucion për shërbime. Po ashtu, nga një lule iu dhurua drejtoreshave dhe zyrtareve të komunës.

Nënat, motrat, gratë dhe vajzat tona, meritojnë më shumë se një ditë ta kenë të shënuar në kalendarin vjetor për nderime, sepse, ato kanë qenë të përfshira në të gjitha zhvillimet pozitive e historike të popullit dhe shtetit tonë, krah për krah në vijën e parë, me prindër, vëllezër e bashkëshort.

Le të jetë kjo ditë në të cilën i kujtojmë me nderim heroinat, dëshmoret dhe martirët e kombit!

Urime, gëzuar 8 Marsi!

Leave a Reply

Your email address will not be published.