Ish-kryeministri i Kosovës dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se ajo që po bën kryeministri Albin Kurti me kryetarët e katër komunave ne Veri dhe organizimi i peticionit për shkarkim të tyre është absurditet.
Tutje Haradinaj thotë se ka gjasa që të ketë zgjedhje të përgjithshme bashkë me zgjedhjet që do të organizohen në katër komunat veriore.
“Kjo është shpikje e Albin Kurtit. Imagjinoni, Kurti hargjon pare të Kosovës me e shkarku Lulzim Hetemin. Absurditeti më i madh, me pagu pare, me organizu peticion me shkarku Lulzim Hetemin. Ekziston mundësia të shkojmë në zgjedhje në qershor, së bashku me këto zgjedhjet komunale”, ka thënë Haradinaj.
“Për këtë temë mundohet me e bartë përgjegjësinë me bartë fajin te tjerët, është mirë t’i dalë përballë këtij vendimi dhe jo të fshehët”, ka thënë Haradinaj.
Sa i përket raportit me aleatët, Haradinaj thotë se Kurti dhe Qeveria e tij s’kanë qenë asnjëherë të mirëpritur në SHBA.
“Kurti ka sanksione që nga fillimi, Kurti s’ka qenë i mirëpritur asnjëherë në Washington, ky dhe Qeveria e tij.Kurti po lakmon në fitore ditore që e rrezikojnë sigurinë e Kosovës dhe të rajonit”, ka theksuar Haradinaj.