Rrahje e të shtëna me armë zjarri shkaku i mosmarrëveshjeve në rrjete sociale, arrestohen 10 persona në Gjakovë

Janë arrestuar mbrëmë dhjetë persona në Gjakovë, pasi të njëjtit janë përfshirë në rrahje në mes veti ku ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri. Dyshohet se përleshja mes tyre ka ndodhur për shkak të mosmarrëveshjeve që kishin pasur në rrjete sociale.

Policia ka bërë të ditur se dy prej tyre kanë marrë lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të gjithë të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

“POSEDIM, PËRDORIM I PAAAUTORIZUAR I ARMËS & LËNDIM I LEHTË Gjakovë / 08.03.2024 – 18:30.  Janë arrestuar dhjetë (10) të dyshuar, pasi të njëjtit janë përfshirë në rrahje në mes veti ku ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri, dyshohet për shkak të mosmarrëveshjeve që kishin pasur në rrjete sociale. Si pasojë lëndime kanë pësuar dy nga të dyshuarit të cilëve u është ofruar tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore te një i dyshuar tjetër kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë të tipit Bloë-Magnum, e cila dyshohet se është përdorur.  Me vendim të prokurorit, të gjithë (10) të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Leave a Reply

Your email address will not be published.