Abdixhiku: Raportet me Mbretërinë e Bashkuar, garanci për të ardhmen e Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është takuar me ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, me të cilin ka diskutuar për programin “Rruga e Re”.

Takimin e ka bërë të ditur Abdixhiku, përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’.

“Ambasadorin Hargreaves e falëmderova për rolin dhe kontributin e vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar – në veçanti në fushën e sigurisë, gjatë viteve e dekadave të shkuara. Raportet e shkëlqyera në mes të dy vendeve tona janë garanci për të ardhmen e Republikës dhe popullit tonë”.

“Ambasadorin e njoftova po ashtu mbi programin politik ‘Rruga e Re’, projektet kryesore zhvillimore; si dhe misionin tonë euroatlantik si fundament i orientimit tonë ideologjik”, thuhet në njoftim.

Abdixhiku, shtoi se i ka siguruar atij partneritet të plotë brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës në këtë rrugëtim të rij të tij.

Më 5 mars, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Hargreaves është ambasadori i gjashtë i emëruar i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë.

Hargreaves në këtë pozitë ka zëvendësuar Nicholas Abbott.

Para emërimit si ambasador në Kosovë, Hargreaves ishte Përfaqësuesi Special i Mbretërisë së Bashkuar për Sirinë.

Para kësaj, Hargreaves ishte emëruar edhe si Zëvendës Drejtor për Divizionin e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut për Departamentin për Zhvillim Ndërkombëtar në Mbretërinë e Bashkuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.