Ky ushtrim u realizua me qëllim të përgatitjes taktike dhe fizike për fazat e tjera të zhvillimit dhe ngritjes profesionale.
Ushtrimi është realizuar në kuadër të planit vjetor të trajnimeve, ku ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve luftarake në mënyrë që të përgatisë, trajnojë personelin në Nivelin T2, këmbësori e lehtë, detyrat kolektive të ushtarit në nivel skuadre në veprimet individuale dhe kolektive në operacionet luftarake.