Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se kanë filluar punimet për ndërtimin e rrugëve që ndërlidhin e afrojnë fshatrat e Kosovës dhe Shqipërisë.
Përmes një postimi në Facebook, Aliu ka bërë të ditur se kanë filluar punimet për rehabilitimin dhe zgjerimin e rrugëve ndërkufitare, që ndërlidhin fshatrat Kërstec-Pakishtë-Zapod, konform marrëveshjes së bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri.
“Kjo rrugë me gjatësi prej 6.3 km dhe me një investim prej më shumë se 2.3 milionë euro, do të sjelli zhvillim ekonomik, e njëherit do të hap perspektivën e turizmit malor, që do të shërbejë si portë hyrëse për të gjithë Shqiptarët kudo që janë, për të eksploruar bukuritë natyrore të kësaj zone!”, ka shkruar ministri.
DTV