Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se raportet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës qëndrojnë në lidhjet mes dy popujve të të dyja vendeve.
“Marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Kosovës janë marrëdhënie që lidhen mes popullit amerikan dhe atij kosovarë, dhe nuk i takojnë një partie ose një njeriu”, tha Escobar.
Emisari amerikan megjithatë u shpreh se kanë probleme komunikimi me kryeministrin Albin Kurti.
“Kemi probleme komunikimi me kryeministrin e Kosovës…”, tha Escobar.
Ai këto komente i bëri gjatë një ‘brifing’ me gazetarë të martën, nga Brukseli.
Escobari ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po angazhohen që Kosova e Serbia t’u kthehen marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit.
DTV