Shumë shpesh prindërit me shqetësim raportojn tek pediatri dhe psikologu pasi kanë vërejtur që fëmija i tyre ka filluar të haj gjëra që nuk janë ushqime.
Këtij shqetësimi fillimisht i paraprinë frika e prindërve nga gëlltitja, infeksionet që mund të marr fëmija apo rreziqe të tjera shëndetësore fizike.
Ky fenomen është i njohur si ‘PICA’ dhe është një problem thuajse i zakonshëm për disa fëmijë specifikisht fëmijët me çrregullime zhvillimore. Pica është ngrënia e
përsëritur e gjërva që nuk janë ushqime si psh leter, lule, gurë, plastikë, paloma, cigare, feces të kafshëve, detergjente, rroba, lodra, akull etj. Disa fëmijë këto objekte i gëlltisin me shpejtësi të madhe, e disa të tjerë i mbajn gjatë një kohë në gojë (duket sikur luajn me to) e pastaj i gëlltisin.
Gëlltitja e artikujve jo-ushqimorë është sjellje e zakonshme në shumë foshnje dhe fëmijë. Ata e bëjnë këtë si një mënyrë për të eksploruar dhe mësuar.
Shumica e fëmijëve e tejkalojnë sjelljen deri në moshën 18 muajshe, mirëpo nëse edhe pas kësaj moshe kjo sjellje vazhdon të jetë prezente atëherë kjo njihet si Pica. Duhet theksuar që shumë nga fëmijët me problematiken me pica janë të shëndetshëm, e kjo për shkak që gjërat që hanë kalohen përmes jashtqitjes pa problem. Por sidoqoftë pica mund të shkaktoj disa problem të caktuara shëndetësore që prindërit duhet të jenë të informuar rreth tyre. P.sh kur gjërat jo ushqimore hahen në sasi të mëdha ato mund të shkaktojnë bllokime në stomak, e disa gjëra të tilla si xhamat mund të shkaktojnë dëmtime të aparatit të gojës dhe zorrëve.
Problemet shëndetësore fizike që shkaktohen nga pica janë:
-Nivele të larta të plumbit për shkak të ngrënies së gjërave që përmbajnë plumb
-probleme të të ushqyerit
-helmimi pas gëlltitjes së gjërave shtëpiake siç janë produktete e pastrimit
– infeksione në gojë, stomak, zorrë
-prishje e dhëmbëve etj.
Shumë prindër bëjnë pyetjen ‘Pse fëmija im hanë këto gjëra?’
Janë identifikuar një numër i arsyjeve pse një fëmijë mund të haj gjëra jo ushqimore, në këto përfshihen:
-Reagimi ndijorë/ fëmija dëshiron të haj gjëra jo ushqimore për të marr një ndjesi të këndëshme
prej tyre.
-Disa fëmijë e kanë të vështirë të dallojn se çka është ushqim e çka jo prandaj vazhdojnë të hajën
gjëra jo ushqimore sepse ata besojnë se ato janë ushqime.
-Një tjetër shkak mund të jetë nga nivelet e ulta të hëkurit apo zinkut- kjo përcaktohet nga pediatri i fëmijës.
Çka mund të bëjnë prindërit për të parandaluar këto sjellje?
BLLOKIMI: Bllokimi i gjërave jo ushqimore ku fëmija nuk mund të ketë çasje, apo largimi nga goja në momentin kur ai i futë në gojë ato.
PLANIFIKIMI USHQIMORË: Krijoni një orarë/rutinë ushqimore ku ju i tregoni fëmijës tuaj që çdo 30 minuta ai ka në tavolinë një shpërblim ushqimorë.
SHPËRBLIMET: shpërblejeni fëmijën me gjërat që ai i dëshiron çdo here kur për një periudhë të caktuar nuk ka ngrënë asgjë jo ushqimore.
NDËRTIMI I AFTËSIVE: Mësimi i fëmijës tuaj se si të identifikojë ushqimin nga sendet jo- ushqimore mund të zvogëlojë tendencen e tij për të mbajtur në gojë apo për të ngrënë gjëra jo
ushqimore.
Fatime Sahiti-Bekteshi
Specializante e Psikologjisë Klinike
DTV