Haki Abazi e bën Kurtin palaço: Përkujtoi masakrën e Mitrovicës, një orë më vonë e shkeli gjakun e aktivistëve

Sot Albin Kurti, ka thënë se qeveria i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale të Kosovës të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të vitit 2016 për tokën e Manastirit të Deçanit.

E për ketë vendim i ka reaguar ashpër ish-deputeti i VV-së, Haki Abazi. Sipas tij, një vendim të tillë e kërkon veç një njeri i ligë e i sëmurë pas pushtetit.

Sipas Abazit, Kurti i opozitë do ta pështynte më fytyrë Kurtin e pozitës.

“Me përkujtu masakrën e Mitrovicës dhe pas një ore me i falë tokë Kishës Ortodokse Serbe duke shkelur mbi gjakun e aktivistëve dhe kauzat kombëtare, më së paku quhen tradhti. A kërkoi Kisha Serbe falje për krimet e bëra në Kosovë? Një njeri i ligë e i sëmurë pas pushtetit mund ta bëjë këtë gjë. Po të ishte në opozitë Kurti sot do ta kishte pështyrë në fytyrë Kurtin në pushtet, do ta kishte djegë Prishtinën e aktivistët do t’i shtyente drejt vdekjes!”, ka shkruar Abazi në Facebook.

Abazi e ka cilësuar Kurtin si “palaço”.

“Hipokrizia shkon tutje, Donika Gervalla e ka njoftu këshillin e Evropës për vendimin e Qeverisë për urdhërin që qeveria i ka dhënë agjensionit katastral për zbatimin e vendimit për pronat e Kishës. Pse Jo vet Kryeministri, Pse Donika Gërvalla, me ndyt edhe një herë emrin e babait!?!? Çfarë do të ndodhë me pretendimet tjera të bazuar në këtë precedent!”, ka shkruar më tej Abazi.

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.