/

Hapet aplikimi për subvencione në bujqësi, ministri Peci jep detaje (VIDEO)

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, njofton se hapet aplikimi për Programin për Pagesa Direkte – Subvencione 2024.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka listuar sektorë që do të subvencionohen dhe se kjo është vazhdimësi e rritjes së përkrahjes.

Bëhet fjalë për përkrahje të 28 nën-sektorëve e kulturave bujqësore si vijon:

Postim i ministrit Faton Peci

Për sektorët, të cilët do të mbështeten përmes Programit për Pagesa Direkte 2024, afati për aplikim fillon nga sot dhe përfundon më 12 prill 2024, në ora 16:00.

Të gjithën të interesuarit, aplikimin për mbështetje në kuadër të PD 2024 mund ta bëjnë në Zyrat e Drejtorive Komunale për Bujqësi, ndërkaq në rastet kur fermerët aplikojnë për disa kultura apo aktivitete bujqësore, plotësohet dhe dorëzohet vetëm një aplikacion.

Për më shumë informata, lidhur me procedurat e aplikimit për pagesa direkte, kriteret e vlerësimit fermerët mund të informohen në detaje në web faqen e MBPZhR-së, https://www.mbpzhr-ks.net/sq/subvencione dhe në web faqen e AZhB-së, https://azhb-rks.net/sq/subvencione, si dhe në Drejtoritë Komunale për Bujqësi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.